R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale
- Projekt Rregullore për ndarjen e bursave për studentët e Komunëns së Gjilanit
- Projekt Rregullore për menaxhimin e pasurisë jo financiare-inventari i pa përdorshëm
- Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës Komunale (prej 15-99 vite) personave fizik dhe juridik përmes Shprehjes së Interesit
- Propozim Vendimi për formimin e Komisionit vlersues të ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës Komunale (prej 15-99 vite) personave fizik dhe juridik përmes Shprehjes së Interesit
- Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatëshkurtër (prej 1-15 vite) të pronës Komunale personave fizik dhe juridik përmes Ankandit Publik
- Propozim Vendimi për formimin e Komisionit vlersues të ofertave për dhënien në shfrytëzim afatëshkurtër (prej 1-15 vite) të pronës Komunale personave fizik dhe juridik përmes Ankandit Publik
- Propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme private sipas PRRU “Fidanishte” ZK Gjilan
- Propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit për anëtarët e komisionit për ndarjen e bursave për student të Komunës së Gjilanit
- Kërkesë e Qendrës së Kujdesit Ditor “PEMA” për vendosjen e Pllakës Informuese me mbishkrimkin “Kopshti i 21 Fidaneve”
- Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 27.05.2021, ora 10:00.
Kryesuesja e KK Gjilan
/Shpresa Kurteshi-Emini/