R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KPF-së dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
- Raporti i punës për vitin 2019 i Kryetarit të Komunës
- Raporti financiar Janar-Dhjetor 2019
- Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara nga viti praprak në vitin 2020
- Propozim vendimi për miratimin e nismës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit, për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me komuna fqinje, në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në ofrimin e shërbimeve.
- Projket Rregullorja Komunale për Kutinë e ankesave në Institucionet e arsimit parauniversitar
- Ndarja e lokacionit për ndërtimin e objektit të zyrës regjionale të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës
- Aprovimi i ndërrimit të destinimit sipas kërkesës së Bashkësisë Islame në pronat me nr 03872-0 dhe 03878-0
- Harmonizimi i kushteve ndërtimore në dy pjesë urbane sipas zhvillimit të ndërtimeve me zonat ndërlidhëse.
- Raporti i punës i Komisionit Komunal të aksionarëve për vitin 2019 i Ndermarrjes publike “Eco Higjhiena”
- Raporti i punës i Komisionit komunal të aksionarëve për vitin 2019 në NPL “Stacioni i Autobusëve”
- Raporti i punës i Komisionit Komunal të aksionarëve për vitin 2019 i NPL “Tregu”
- Të ndryshme
Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet në sallën e KK-së, më 18.03.2020, ora 13:00.
Kryesuesja e Komitetit
/Shpresa Kurteshi-Emini/