NJOFTIM PËR TAKIM PUBLIK ME QYTETARËT

(Gjashtëmujori i parë- 2021)


Kryetari i Komunës

Datë: 30 Qershor 2021, ora: 11:00 – 12:00

Vendi i mbajtjes : Teatri i Qytetit

 

Komuna e Gjilanit, fton qytetarët e komunës në takimin (debatin) publik i cili do të mbahet  me Kryetarin e Komunës, ku do të prezantohen sukseset, të arriturat  dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë 2021.

Kryetari i komunës fillimisht do të prezantoj sukseset,  të arriturat dhe sfidat  në pika të shkurta dhe pjesa tjetër e debatit do të jetë diskutim me qytetarët.

Vërejtje: Obligohen të gjithë pjesëmarrësit në këtë dëgjim publik që t’i respektojnë Rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

Datë : 11.06.2021

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.