Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se nga data 19.11.2020 e deri më 07.12.2020 do të jenë në:
KONSULTIM PUBLIK
Aktet si në vijim:
1. Rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale për periudhën më të shkurtë se një vit
2. Kodi i Etikës për institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Gjilani
3. Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet, kriteret dhe proceduart e ndarjes së subvencioneve
4. Statuti i Qendres Kulturore Evropiane
5. Plani Lokal për veprim në mjedis në Komunën e Gjilanit (PLVM) 2020-2024
Qëllimi i konsultimit publik është për të krijuar opinione pozitive për aktet në fjalë, të cilat pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore duke përfshirë edhe këtë konsultim publik me qytetarë dhe të interesuar tjerë, do të procedohet në Komitetin përkatës, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës për miratim.
Në konsultim ftohen të gjithë zyrtarët, punëtorët, qytetarët, mjetet e informimit dhe grupet e interesit (OJQ-të etj) për të shprehur mendimet e tyre në interes të përgjithshëm.
Për shkakë të situatës së krijuar nga COVID-19, dhe pamundësisë së organizmit të dëgjimit publik me pjesëmarrje fizike, interesimet dhe komentet e juaja mundë të i dërgoni në mënyrë elektronike, në adrese: dap.gjilan@rks-gov.net
Projekt-Aktet në fjalë mund të i merreni në Zyrën Ligjore, dhe do të jenë të publikuara edhe në web faqen e komunës: www.rks-gov.net/gjilan
Gjilan, 19 Nëntor 2020 | Komuna e Gjilanit |