R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
- Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhen Janar Qershor 2020
- Projekt-propozimi i Buxhetit për vitin fiskal 2021 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2022-2023
- Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin 2019
- Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër (nga 1-15 vite) të pronave të paluajtshme të komunës.
- Propozim vendimi për formimin e Komisionit vlersëues të ofertave
- Propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Nr.01-016-60476 të datës 30.05.2019
- Propozim vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021
- Kërkesë e Drejtorisë për Arsim për ndarjen e bursave për student të dalluar për vitin akademik 2019/2020
- Propozim vendimi për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për student të dalluar
- Kërkesë e Këshillit të fshatit Zhegër për emërtimin e Sheshit të fshatit (përball Shtëpisë së Kulturës dhe Shkollës së vjetër të fshatit) me emrin: “Qahil Agush Agushi”
- Informatë-diskutim rreth fillimit të vitit të ri shkollorë
2.12.Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, më 29.09.2020, ora 10:00.
Kryesuesja e KK Gjilan
/Shpresa Kurteshi-Emini/