R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
- Betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit
- Pyetje dhe përgjigje
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
- Plotësimi dhe Ndryshimi i Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale (sugjerim nga MAPL)
- Raportet e punës së Komiteteve për vitin 2019
- Planet e punës së Komiteteve për vitin 2020
- Propozimi për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit për Ekrem Gjinolli (Post Mortum)
- Propozimi për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” për Fahredin Sherifi
- Informatë nga Ekzekutivi i Komunës lidhur me projektet për normalizimin e gjendjes me ujë të pijshëm në Komunën e Gjilanit
- Propozim Vendimi për kompensimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procesin e Emërtimit të Rrugëve dhe Numërimit të Adresave për territorin e Komunës së Gjilanit
- Propozim vendimi për kompensimin e anëtarëve të panelit përzgjedhës për përzgjedhjen e anëtarëve të komitetit konsultativ të Ekspertëve të Planifikimit Hapësinorë si dhe Komitetit për Persona me Aftësi të Kufizuar
- Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 30.01.2020, ora 10:00.
Kryesuesja e KK Gjilan
/Shpresa Kurteshi-Emini/