Duke u bazuar në nenin 43.1 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 5.1 të UA (MAPL) Nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe nenin 53 të Statutit të Komunës së Gjilanit, 01.Nr.016-126211 të datës 06.11.2014, thërras seancën IV (katërt) të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, me këtë:

                                                                       R E N D    P U N E

  1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
  2. Statuti për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës  së Gjilanit  01. nr. 016-126211 të dt. 06.11.2014
  3. Raporti Financiar për vitin 2017
  4. Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit
  5. Rishikimi i vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (kërkesë e MAPL)
  6. Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB)
  7. Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre
  8. Rregullore (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të  rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencione (2016)
  9. Rregullore (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale (2016)
  10. Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)
  11. Projekt kërkesë për mbështetjen e funksionimit dhe të angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve socio kulturore dhe manifestimeve komunale në Teatrin e Qytetit në Gjilan
  12. Të ndryshme.

Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit mbahet në sallën e mbledhjeve (ish objekti i gjykatës), më 22.03.2018, ora 10:00.

01.Nr.  22 / 2018                                                                                                                           Kryesuesja e KK

Gjilan, më 12.03.2018                                                                                                            / Shpresa Kurteshi-Emini/

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.