NJOFTIM PËR TAKIM PUBLIK “ONLINE” ME QYTETARËT


Kryetari i Komunës

Datë: 9 korrik, ora: 11:00 – 12:00

 

Komuna e Gjilanit fton qytetarët e komunës në takimin (debatin) publik i cili do të mbahet “online” me Kryetarin e Komunës, ku do të prezantohen sukseset, të arriturat  dhe sfidat e periudhës së parë të këtij viti. Pra, për shkak të situatës së pandemisë të shkaktuar nga COVID-19, ky takim publik do të mbahet “online” përmes platformës ZOOM.

Qytetarët mund të kyçen në komunikim të drejtpërdrejtë përmes ZOOM duke përdorur këtë link https://us02web.zoom.us/j/82134339711 dhe duke vendosur këtë numër identifikues (Meeting ID) në aplikacionin ZOOM: 821 3433 9711.

Për të pasur qasje në këtë platformë, qytetarët duhet ta kenë aplikacionin ZOOM në pajisjet e tyre. Në vijim janë listuar pajisjet përmes të cilave mund të kyçen në takim dhe hapat që duhet ndjekur për ta instaluar atë:

Kryetari i komunës fillimisht do të prezantojë sukseset,  të arriturat dhe sfidat  në pika të shkurta dhe pjesa tjetër e debatit do të jetë diskutim me qytetarët.

Organizimi i takimit “online” mbështetet nga projekti DEMOS në Prishtinë.

Datë : 25.06.2020

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.