Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se më 17 dhjetor 2018 do të mbahet Takimi Publik, ku kryetari Lutfi Haziri dhe drejtorët komunalë do të paraqesin para publikut të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të dytë të punës dhe planifikimin për vitin e ardhshëm në realizimin e projekteve.

Qytetarët mund të paraqesin kërkesa, të shtrojnë pyetje, të bëjnë vërejtje, kritika e rekomandime lidhur me punën e gjashtëmujorit të dytë dhe planifikimin për të ardhmen.

Takimi publik mbahet në sallën e teatrit të qytetit, me fillim në ora 13:00.

Jeni të mirëseardhur!

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.