NJOFTIM PËR TAKIM PUBLIK “ONLINE” ME QYTETARËT

Kryetari i Komunës

Datë: 21 dhjetor, ora: 11:00 – 12:00 

Komuna e Gjilanit, fton qytetarët e komunës në takimin (debatin) publik i cili do të mbahet “online” me Kryetarin e Komunës, ku do të prezantohen sukseset, të arriturat  dhe sfidat e vitit 2020.

Pra, për shkak të situatës së pandemisë të shkaktuar nga COVID-19, ky takim publik do të mbahet “online” përmes platformës ZOOM.

Qytetarët mund të kyçen në komunikim të drejtpërdrejtë përmes ZOOM duke përdorur linkun i cili do të publikohet ndërkohë përmes njoftimit shtesë.

Kryetari i komunës fillimisht do të prezantoj sukseset,  të arriturat dhe sfidat  në pika të shkurta dhe pjesa tjetër e debatit do të jetë diskutim me qytetarët.

Organizimi i takimit “online” mbështetet nga projekti DEMOS në Prishtinë.

Datë : 07.12.2020

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.