Në bazë të nenin 22 dhe 23 të Ligjit nr. 04/L-110 për Ndërtim, nenit 17 të Ligjit nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal, nenit 14 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/18  mbi Taksat Administrative për Lëshimin e Lejes së Ndërtimit dhe Tarifat për Rregullimin e Infrastrukturës, si dhe Pëlqimit të marr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nr. 5829-2/21 datë 08.02.2022, Komuna e Gjilanit, shpallë këtë:

NJOFTIM PËR DISKUTIM PUBLIK

Njoftohen qytetarët e Komunës së Gjilanit, se nga data 14.02.2022 deri më datë 14.04.2022, do jetë në diskutim publik Taksa Administrative për Leje Ndërtimi dhe Tarifa Rregullative për Infrastrukturës e propozuar për vitin 2022,  së bashku me tabelën e shpenzimeve.

Taksa Administrative për leje ndërtimore për kategorinë e I-rë, e propozuar është 1.90€/m² (një euro e nëntëdhjetë cent për metër katror).

Taksa Administrative për leje ndërtimore për kategorinë e II-të, e propozuar është 2.80€/m² (dy euro e tetëdhjetë cent për metër katror).

Taksa Administrative për leje rrënimi për kategorinë I dhe II, e propozuar 0.85€/m² (zero euro e tetëdhjetë e pesë cent për metër katror).

Tarifa rregullative për rritjen e densitetit në infrastrukturës në lartësi prej 196.19€/për kokë banori.

Qëllimi i diskutimit publik, është që propozimi i lartësisë së taksës administrative, i cili ka marrë Pëlqimin nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me datë 10.02.2022, si dhe tarifa e propozuar për rritjen e densitetit në infrastrukturë, të marr opinionin e qytetarëve, para se të njëjtat të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin Komunal.

Komentet e juaja mund t’i dërgoni drejtpërsëdrejti në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, e-malin zyrtar të Komunës së Gjilanit e cila është komunagjilanit@rks-gov.net, nga data 14 02.2022  deri më 14.04.2022.

Taksën dhe tarifën e propozuar, së bashku me tabelën e shpenzimeve, mund ta shkarkoni në vegzën NJOFTIMET.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.