Pas rregullimit dhe asfaltimit të trotuarit (faza I) në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, asaj “Adem Jashari”, ka filluar edhe asfaltimi i njërës pjesë të rrugës.

Për të parë nga afër nisjen e fazës së parë të asfaltimit të kësaj rruge ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit.

Alban Hyseni, shprehet i kënaqur me ecurinë e punimeve, ku pos rregullimit të tërsishëm të trotuareve sipas standardeve të lejuara, po asfaltohet edhe rruga.

“Tashmë rruga dhe trotuari (faza e parë) nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesës është tërsisht e re dhe e cila për dekada ka qenë e pa rregulluar”, tha Hyseni.

I pari I Gjilanit, tha se kjo rrugë tash disa javë është kthyer në vend punishte dhe po merr pamje krejtësisht të re.

Sipas tij pas përfundimit të fazës së parë vazhdojnë punimet e pjesës së nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se për kë projekt janë realizuar bisedime me qytetarët e bizneset e kësaj ane, ku edhe sipas kërkesave të tyre po krijohen edhe rreth 80 vend parkime për automjete.

“248 mijë euro është kostoja e kësaj rruge afër 800 metra e gjatë dhe e cila do të krijoi lehtësi për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës tregoi se në këtë pjesë nuk do të mungojnë edhe pemët dekorative.

“Projektet e mëdha sapo kanë filluar. Për qytetin”, tha kryetari Hyseni.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.