Në përmbylljen e aktiviteteve të “Javës së Bujqësisë” në Komunën e Gjilanit, pos kryetarit Alban Hysenit dhe drejtorit për Bujqësi Bajram Isufit, ishte edhe zëvendës ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural Imri Demelezi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se “Javën e Bujqësisë”, po e përmbyllin së bashku me zv. ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi në një vizitë tek fermeri Rasim Gjyrishevci në fshatin Përlepnicë.

“Së bashku me zëvendësministrin ripotencuam të arriturat e mëdha në fushën e bujqësisë duke filluar nga transparenca dhe meritokracia, të cilat kanë qenë kyçe për rikthimin e besimit të fermerëve dhe qytetarëve në institucionet e Kosovës”, tha Alban Hyseni.

Sipas tij vetëm në Komunën e Gjilanit, gjatë këtij mandati (2021 – 2024) janë ndërtuar 196 serra apo 21,300m2, që paraqet një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me qeverisjet paraprake ku për 8 vjet (2013-2021) ishin ndërtuar vetëm 112 serra apo 18,500m2.

“Zotohemi së bashku që bujqësia do të jetë prioritet mbi prioritete”, tha kryetari Alban Hyseni.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.