Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Gjilanit do të mbajë disa aktivitete.

Kryetari i komunës Alban Hyseni, ka listuar aktivitetet të cilat do të mbahen me rastin e Ditës së Flamurit, të cilat fillojnë nga 24 nëntori deri më 28 nëntor.

Ai ka njoftuar se: 112-vjetori i Ditës së Flamurit këtë vit na mbledh në një sërë aktivitetesh, që kanë për synim të na kujtojnë rëndësinë e unitetit dhe vlerësimin për trashëgiminë tonë kombëtare.

“Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni në këto ngjarje dhe ta festojmë këtë ditë me krenari dhe nderime ashtu siç i ka hije”, tha kryetari I Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.