Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka diskutuar me drejtorët komunalë lidhur me premtimet dhe realizimin e projekteve.

I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se nga 109 premtime 87 janë të realizuara.

Më tej ai tregoi se tema e diskutimit të bordit të drejtorëve sot ishin premtimet që ende nuk janë përmbushur.

“Po punojmë për të përmbushur 100% të premtimeve tona. Secila punë e mirë po kundërshtohet.

Çdo projekt në interes publik po luftohet”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se megjithatë, premtimet e dhëna po i përmbushin, ndërsa po vazhdojnë luftën ndaj atyre që e shohin publiken si private.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.