Nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë bashkë me drejtorin e shkollës Zaim Zymeri dhe një pjesë të stafit, vizituan Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

“Përveç karakterit edukativ dhe arsimor, kjo vizitë kishte edhe karakter vëllazëror. Andaj, me bindje themi se, kjo vizitë, mbartë në vete një rëndësi të veçantë, sepse përfaqëson forcën e ndërgjegjësimit dhe motivimit, për të ruajtur rrënjët e trashëgimisë së përbashkët dhe lidhjen e pandashme, me Luginën”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Sipas njoftimit, për ta bërë sa më madhështore këtë vizitë, u organizuan edhe lojëra sportive midis nxënësve, si në; volejboll dhe basketboll. Me qëllim, për të kontribuar në zhvillim të një ambienti të hapur për të gjithë dhe për promovimin e sportit si një mundësi për të eliminuar dallimet e çdo lloji dhe për të inkurajuar përfshirjen sociale.

“Falënderojnë OJQ “Drejtoria për Inkluzion”, dhe koordinatorin e saj, Shkëlzen Limanin bashkë me stafin e OJQ-së, për organizimin e këtij aktiviteti, dinjitoz dhe shumë përmbajtësor, si dhe drejtoreshën e Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” Fitore Sahiti bashkë me mësimdhënësit, për pritjën, respektin dhe për hapësirën e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe mundësinë e dhënë, për t’u njohur më mirë dhe për të diskutuar për mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Nga kjo shkollë gjithashtu, falënderojnë dhe shprehin mirënjohje edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në kuadër të Diplomacisë Publike, për mbështetjen e këtij aktiviteti.

“Të vendosur, të bëjmë më të mirën për nxënësit dhe shkollën”, thonë nga shkolla“Mulla Idris Gjilani” në Velekincë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.