Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i proceverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3.Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi nënkryetari i komunës z.Sevdi Dernjani.
Bazuar në informatat e rregullta me zyrtarët nga stacioni policorë në Han të Elezit, gjendja në përgjithsi është e qetë dhe pa ndonjë rast shqetësues.
Këtë konstatim e konfirmuan edhe zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Toger Nuhi Dema Komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të siguris e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësis publike.
Sipas tij, gjatë periudhës raportuese janë regjistruar gjithsej 11 raste apo 6 raste më shumë se në periudhën e njejt nga viti i kaluar dhe të cilat do të trajtohen me procedura të rregullta.
z.Lulzim Deda nga Policia e Vijës së Gjelbër raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rregullave kufitare.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe të raportimit janë regjistruar vetëm 3 raste të cenimit të rregullave të vijës kufitare.
Nga Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani u kërkua nga Zyrtarët e Policisë së Kosovës për angazhim më të madhë në zonën kufitare për shkak se jemi në sezonën e ardhjes së bashkëatdhetarë dhe për shkak të punimeve të cilat janë duke u zhvilluar në këtë zonë.
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe qështje tjera me interes për ngritjen e siguris së përgjithshme në komunë.