Sot, prita në takim komandon e re të KFOR-it Polak (Polish LMT KFOR)
, të cilët i urova për marrjen e mandatit të tyre në krye të Polish LMT KFOR, duke iu ofruar gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim, e me ç’rast i njoftova edhe për të arriturat, sfidat dhe kërkesat prioritare që ka Komuna e Hanit të Elezit dhe qytetarët e saj, si dhe komandon e kaluar të cilët i falënderova për bashkëpunimin e tyre duke rezultuar me projekte të përfunduar me sukses në veçanti në fushën e arsimit dhe shëndetësi.

