Sot në mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal, me shumicë votash u miratua buxheti për vitin fiskal 2025 në shumë prej 3,615,457.00 €, i cili përfshin:
 ️ Infrastrukturë rrugore,
✏️ Arsim cilësor,
 Shëndetësi dhe Mirëqenie,
 Zhvillim ekonomik dhe turizëm,
⚙️ Shërbimet publike,
 ️ Shërbime komunale ndaj qytetarëve,
⛹️‍♀️ Rini dhe Sport,
 Kulturë,
 Bujqësia dhe Zhvillimi Rural.
 Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm nuk përjashton asnjë lokalitet të komunës tonë, është gjithpërfshirës në hapësirë e në kohë, si dhe i bazuar konkretisht në nevojat dhe kërkesat e qytetareve/ëve, brenda kufijve buxhetorë të komunës tonë.
 Falënderoj Kryesuesin e Kuvendit z. Florim Shkreta dhe asamblenë komunale të cilët me shumicë votash bënë miratimin e buxhetit, duke e vlerësuar si të hartuar në mënyrë të drejtë.
✅Bashkë për jetësimin e projekteve për të mirën e qytetarëve që i kanë besuar programit tim qeverisës.
✅Na priftë e mbara!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.