Po marrim pjesë në sesionin inaugurues të Konferencës së 23-të Ndërkombëtare të “International Observatory on Participatory Democracy – IOPD” në Valongo të Portugalisë, ku dje filloi si sesion dhe do të zgjasë deri me datën 19 tetor.
Në këtë Konferencë, po marrin pjesë figura të larta të çështjes së demokracisë, si: z.José Manuel Ribeiro – President i OIDP 2024 dhe Kryetari i Komunës së Valongos, poashtu znj.Carola Gunnarsson – nënkryetare e Seksionit Evropian të CGLU; Emilia Saiz – Sekretare e Përgjithshme e CCLU; Konstantinos Koukas – zëdhënës tematik i Javës Evropiane nga Demokracia Vendore në Kongresin e Fuqive Vendore dhe Rajonale; Cas Mudde – studiues i çështjes politike; Stanley Wade Shelton UGAF – profesor i Çështjeve Ndërkombëtare; si dhe David Pontes – drejtor i gazetës Publike.
Si të vetmit përfaqësues shqiptar, isha pjesë e panelit diskutues me temën: “Rikthimi i besimit për të fuqizuar qytetet ndërmjetëse evropiane”, ku dhashë një përshkrim të shkurtër mbi qytetin tonë, mënyrën e qeverisies në mënyrë demokrative dhe profesionale, dhe ndryshimi i mentalitetit për përfshirjen e rinisë, grave dhe personave me bindje politke të ndryshme në proceset vendimmarrëse.