Shfaqja “Fustani rozë”, tregon historinë e një vajze të re dhe betejën e saj me sëmundjen e kancerit te gjirit. Shfaqja theksoi rolin vendimtar të diagnostikimit të hershëm, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes, mirëkuptimit dhe ndërgjegjësimit në rrugën drejt shërimit.
Kjo shfaqje u mundësuar nga bashkëpunimi mes Laboratorit “Avicena KS” dhe Komunës së Hanit të Elezit.