Për dy ditë me radhë, në kuadër të kampanjës promovuese • Kartolinë nga Hani i Elezit •, Drejtoria komunale për Arsim në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm organizuan një event të veçantë për promovimin e artit dhe kulturës.

Pesë piktorë të rinj, të njohur për talentin e tyre të dalluar, nën përkujdesin e mësuesit Arbër Etemi, u mblodhën për të eksploruar dhe për të shprehur vizionin e tyre për qytetin e Hanit të Elezit.

Këta piktura do të mund ti shikoni çdo ditë pune, nga ora 08:00-16:00 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri”, deri më 15.11.2024.