Ju njoftojmë se Komuna e Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, të premten me 15 nëntor 2024 në ora 13:00, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon Akademi përkujtimore me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së mësuesit Burhan Kalisi.
Akademia mbahet në Qendrën e Kulturës ”Imri Curri”në Han të Elezit .
Ftohen miqtë dhe dashamirët e të ndjerit që me ardhjen e tyre në Akademi ta nderojnë mësuesin Burhan!
Ju mirëpresim!