Për të tretin vit me radhë, Komuna e Hanit të Elezit mbështetë Organizatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës nga Hani i Elezit!
Sot, 20 pensionistë të përzgjedhur nga vet Shoqata u rikthyen nga rehabilitimi 5 ditor në Spitalin Special për Rehabilitim të Përgjithshëm “Banja e Kllokotit”, të cilët morën trajtimin e duhur profesional mjekësor dhe terapistët, me transport të siguruar nga Komuna, gjithashtu duke qenë në kushte të përshtatshme të qëndrimit dhe ushqimit ditor.
E gjitha kjo u realizua pas Marrëveshjes së Bashkëpunimit me drejtorin e SSTP “Banja e Kllokotit”, z.Nezir Rexhepi.
Mbështetja për Shoqatën e Pensionerëve do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim, si një nga kategoritë më të ndjeshme dhe të margjinalizuara të shoqërisë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.