Sot, me një Akademi Përkujtimore me prezencë të familjarëve, miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, nderuam dhe përkujtuam një personalitet të shquar, një njeri që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit dhe edukimit të shoqërisë sonë – mësuesin Burhan Kalisi, me rastin e gjashtë vjetorit të shkuarjes së tij në botën e amshueshme.
Burhani, me veprën dhe personalitetin e tij, la një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e shumë njerëzve. Ai ishte një intelektual i shquar, një dijetar, një edukator, një patriot dhe një njeri që e shërbeu shoqërinë me gjithë forcën e intelektit dhe pasionit të tij për dije, por edhe për çështjet kombëtare si pjesëtar i shumë proceseve kombëtare para viteve 99′ e gjithashtu si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një moshë shumë të re.
Në këtë moment reflektimi, të gjithë ne duhet të kujtojmë me mirënjohje dhe nderim jetën dhe veprën e tij.
Përmes çdo fjale, çdo veprimi dhe çdo mësimi që ai ka lënë, Burhani vazhdon të jetojë në mes nesh.
Pusho i qetë, Burhan!
Veprimtaria jote do të vazhdojë të flasë për ty përgjithmonë!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.