Këtë javë, Misioni i OSBE-së në Kosovë shënoi fushatën 16 Ditët me aktivitete me ndikim në mbarë Kosovën që trajtojnë dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje.

Në Gjilan u mbajtë një panel diskutimi mbi pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe politike, dhe rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel komunal.

Si Kryetar i Hanit të Elezit, në këtë diskutim, paraqita praktikat më të mira në ndërtimin e qeverisjes së përgjegjshme gjinore duke theksuar nevojën për një mjedis pune më gjithëpërfshirës, të hapur dhe fuqizimin e grupeve joformale të grave. .
Ne mbetemi të bashkuar në përpjekjet tona për të rritur partneritetet dhe për të forcuar bashkëpunimet lokale në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje