Biblioteka e Qytetit është vend kulturor, ku çdo vizitor mund të gjejë botimet që kërkon.
Në mesin e larmisë së veprave, do të zbuloni botime nga fusha të ndryshme si mjekësia, letërsia shqipe dhe e huaj, gazetaria, botime për më të vegjëlit dhe libra për muzikë e art.

Tani kemi përfunduar inventarizimin e sallës së re, një ambient i krijuar posaçërisht për t’ju ofruar komoditet dhe qetësi gjatë leximit. E kompletuar me ndriçim natyral dhe invertar të përshtatshëm, kjo hapësirë është ideale për të gjithë, pavarësisht moshës.

Eja dhe përjeto një eksperiencë leximi të veçantë në qendër të qytetit!