as një pune të pandalshme dhe me efikasitet të lartë nga komisioni komunal për evidentimin e dëmeve, sot realizuam takimin e radhës me përfaqësuesit nga niveli qendror për evidentimin e dëmeve, Bashkim Mehmetaj dhe Dardan Lushtaku, të cilët dhanë mendimet dhe rekomandimet e tyre profesionale ndaj raportit të nxjerrë të deritanishëm nga komisioni komunal.

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë deri në finalizimin e këtij procesi, nxjerrjen e raportit final, miratimin e tij në Kuvend Komunal dhe dërgimin e raportit bashkë me lëndët në nivel qendror.

Ne si institucion komunal, jemi të zotuar që të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë dhe për këtë gjë është bërë një punë prej dy muajsh nga 14 anëtarë të komisionit, me mbështetjen time të plotë si Kryetar Komune.