N’Karadak krisin tupanat” është Festivali Ndërkombëtar i cili këtë vit është shtrirë edhe në Han të Elezit.

Hani i Elezit tre vitet e fundit është shndërruar në qendër kulturore jo vetëm mbarëkombëtar, por edhe ndërkombëtar, duke u bërë nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat” , i cili realizohet për nder të Ditëve të Mërgatës.
Në këtë Festival janë afro 200 anëtarë dhe përfaqësues të grupeve folklorike nga Kroacia

, Qipro e Veriut , Sllovakia

, Italia

dhe Greqia

.

Ky Festival realizohet pas marrëveshjes së arritur mes Festivalit i përfaqësuar nga Arsim Abazi – drejtor i Festivalit “N’Karadak krisin tupanat” dhe Komunës së Hanit të Elezit.
Ju mirëpresim sonte:

Ora 20:00 – Defileja nëpër qytet – relacioni Qendra e Kulturës “Imri Curri” – rrethi i autostradës dhe anasjelltas

Ora 21:00 – Performimi i grupeve folklorike në Qendrën e Kulturës “Imri Curri”