Investime të reja në shkollat tona – Për një mjedis më të sigurtë dhe të mirë për fëmijët tanë!
Jemi të lumtur të njoftojmë për investimet e fundit që po ndodhin në shkollat tona, konkretisht në paralelen e fshatit Seçishtë dhe shkollën amë. Kemi ndërmarrë masa të rëndësishme për riparimin e të gjitha pjesëve të dëmtuara, duke siguruar një ambient sa më të këndshëm dhe të sigurtë për nxënësit tanë.
Një nga prioritetet ka qenë siguria e ujit, dhe kemi zgjidhur përfundimisht çështjen e furnizimit të mjaftueshëm me ujë për shkollën.
Gjithashtu, për të mbrojtur investimet tona dhe për të parandaluar dëmtimet e ardhshme, kemi instaluar kamera sigurie brenda dhe jashtë objektit. Kujdesi ynë për të ardhmen e fëmijëve nënkupton edhe përgjegjësi ndaj pronës publike – çdo dëmtim eventual do të njoftohet menjëherë organeve të sigurisë.
Ky projekt është realizuar falë mbështetjes së Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Këshillit të Fshatit Seçishtë, të cilëve ju shprehim mirënjohje dhe falënderime të përzemërta për përkushtimin dhe bashkëpunimin!