KPF-ja për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i auditimit nga divizioni i auditimit të brendshëm – MFPT.
3. Propozim vendim për hapjen e debatit publik për Draft Planin Zhvillimor të Komunës Hani i Elezit 2024-2032
4. Plani i veprimit të rekomandimeve të auditimit të brendshëm
5. Informatë mbi gjendjen në shëndetësi.
6. Të ndryshme.
Me propozim të z.Nexhmedin Daci, Drejtor i Drejtoris për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit pika e 3. Propozim vendim për hapjen e debatit publik për Draft Planin Zhvillimor të Komunës Hani i Elezit 2024-2032 u largua nga rendi i punës për këtë mbledje, për tu shqyrtuar në mbledhjet e radhës së KPF-së.
Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të komunës.