Komuna e Çairit sot organizoi një Akademi Përkujtimore për shkrimtarin dhe mësuesin tonë të dashur, Fadil Curri, ku u ngrit lart figura dhe vepra e tij e gjatë në dorëshkrimet shqipe, ku si shenjë nderimi dhe vlerësimi për të, leximorja e Çairit u emërua me emrin Leximorja “Fadil Curri”, emër i cili lidhet ngushtë me përpjekjet për ruatjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.
Në këtë Akademi Përkujtimore sot u promovua edhe libri i fundit i mësuesit Fadil Curri, i dorëzuar për botim sa ishte gjallë, e i titulluar “HANI I TRE DJAJVE”, ku ishim të pranishëm bashkë me Kryetarin e Komunës së Çairit, familjen e shkrimtarit Fadil Curri, miq e kolegë nga shkolla “Ilaz Thaçi” ku për vite me radhë ka kontribuar, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Mësuesi Fadil mund të mos jetë fizikisht pranë nesh, por ai do të mbetet përherë i gjallë në veprat dhe dorëshkrimet e tij, që do të jenë të përhershme, e si vlerë për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Përjetësisht në kujtimet tona!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.