Komuna e Hani i Elezit, në bashkëpunim me International Charity Organization, realizoi me sukses shpërndarjen e 159 batanijeve për 64 familje në nevojë, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Kjo iniciativë është pjesë e përkushtimit tonë për të ndihmuar familjet që kanë më së shumti nevojë, veçanërisht në këto ditë të ftohta dimri. Një falënderim i veçantë për International Charity Organization për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe për stafin tonë për angazhimin dhe organizimin e shpërndarjes së ndihmave