Dëgjimi i parë buxhetor filloi nga ora 11:00 në Qendrën Kulturore “Imri Curri” me grupe të ndryshme të interesit.
Gjithsej në këtë dëgjim buxhetor ishin prezent 22 pjesmarrës, ndërsa dëgjimi i dytë u mbajt në SHFMU “Kështjella e Diturisë” në fshatin Paldenicë, me gjithsej 15 pjesëmarrës.
I pranishëm në të dy dëgjimet buxhetore ishte edhe Nënkryetari i Komunës z. Sevdi Dernjani, i cili e pat fjalën hyrëse duke cekur rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procese të planifikimeve buxhetore, ndërkaq prezantimin e Projekt Buxhetit për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027 e bëri Drejtorja për Buxhet dhe Financa.



