Sot, mirëpritëm z.Erkan Arifi – Kryetarin e Komunës së Likovës, Zekerija Shahini – Kryetar i Këshillit të Likovës, si dhe zyrtarë tjerë.
Ky takim u realizua si kthyes nga takimi që realizuam ne në Komunën e Likovës gjatë mujit shkurt të këtij viti.
Qëllimi i takimeve mes dy komunave është mundësia e bashkëpunimit për projekte në kuadër të Programit të IPA Fondeve, ku edhe sot diskutuam më gjërësisht për të bashkëpunuar mes dy komunave tona që do të jenë partnere në thirrjen e dytë të këtij programi.
Përveç diskutimeve për bashkëpunim, ne shkëmbyem përvojat tona për fusha të ndryshme të proceseve të ndryshme, si për mundësinë e binjakëzimit të shkollave, diskutuam për ambient, ujësjellës, menaxhim të mbeturinave e çështje tjera në shërbim të qytetarëve.
Falënderoj Kryetarin Arifi dhe Kryetarin e Këshillit Shahini, si dhe stafin tjetër për vizitën e tyre
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.