Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Raporti financiar për periudhën Janar – Shtator
- Propozim vendim për caktimin e normave tatimore për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2025.
- Raporti periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit.
- Harmonizimi –transferi i mjeteve buxhetore në kategorinë buxhetore paga dhe shtesa.
- Plani i biznesit të P.L Pastrimi sh.a. për vitin 2025.
- Raporti financiar për periudhën Janar – Shtator 2024 i N.P.L Pastrimi sh.a.
- Informatë për çështjen e ujit.
- Informatë për qendrën për punë sociale.
- Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës.