Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mban mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2024
Kuvendi për rendë të punës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti financiar për periudhën Janar – Qershor 2024.
3.Raporti i auditorit për pasqyrave financiare vjetore për vitin 2023 nga zyra kombëtare e auditimit.
4.Plani i Veprimit të Komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit 2023.
5.Kërkesë për plotësim ndryshimin e kërkesës me numër 04/5243/2024 për rialokim të mjeteve në kategorinë buxhetore pasuri jofinaciare.
6.Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024.
7.Raportin financiar për periudhën Janar – Qershor 2024 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
8.Informatë për sektorin e emergjencave.
9.Të ndryshme.
Me propozim të Kryetarit të Komunës z.Mehmet Ballazhi, rendi i punës është plotësuar edhe me pikën-
-Propozim vendimi për shpalljen e Qytetarit të Nderit nga Komuna e Hanit të Elezit.
Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive perkatëse të komunës