Me krenari ju njoftojmë se nga sot, Komuna e Hani i Elezit është komuna e vetme në Kosovë e anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare Observatori Ndërkombëtar për Demokracinë Pjesëmarrëse (OIDP).
Ky anëtarësim është rezultat i përkushtimit të Drejtorisë së Administratës për të avancuar qeverisjen lokale dhe për të promovuar transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Ky hap na mundëson të marrim pjesë në rrjete globale të bashkëpunimit dhe të ndjekim praktikat më të mira për zhvillimin e demokracisë pjesëmarrëse në komunën tonë.
Falënderime të veçanta për ekipin që ka punuar për këtë arritje të rëndësishme.