Sot, me datën 20 Shtator 2024 , duke filluar nga ora 11:30 në sallën e takimeve në objektin e Komunës së Hanit të Elezit është mbajtur debati publik, me rend të ditës:
-Plotësim ndryshimi i Rregullores për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Ndarjes së Subvencioneve Komunale për vitin 2025.
Në këtë debat mori pjesë Drejtori i Arsimit – Hisni Luri, ku edhe prezantoi mbi ndryshimet e propozuara në rregullore në të cilën planifikohen të rritet numri i bursave për studentë nga 40 në 50 bursa për studentët e Komunës së Hanit të Elezit si dhe ndryshime të tjera.
Gjatë këtij debati u diskutuan pika të ndryshme në lidhje me ndryshimet e rregullores, si dhe u dhanë propozime, të cilat do të përcillen në Kuvend për miratim.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.