Sot, me datën 20 Shtator 2024 , duke filluar nga ora 11:00 në sallën e takimeve në objektin e Komunës së Hanit të Elezit është mbajtur debati publik, me rend të ditës:
-Plotësim ndryshimi i Rregullores për Taksa dhe Tarifa Komunale për vitin 2025.
Në këtë debat mori pjesë Drejtoresha e Administratës së Përrgjithshme – Natyra Kalisi, ku edhe prezantoi mbi ndryshimet e propozuara në rregullore në të cilën planifikohen të bëhen pa pagesë e certifikatave të gjendjes civile për përdorim të brendshëm si dhe ndryshime të tjera.
Gjatë këtij debati u diskutuan pika të ndryshme në lidhje me ndryshimet e taksave, si dhe u dhanë propozime, të cilat do të përcillen në Kuvend për miratim.