Mbahet dëgjimi buxhetor me gratë e komunës rreth Projekt Buxhetit të vitit 2025 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2026-2027. Me këtë dëgjim përfundojnë dëgjimet buxhetore për Projekt Buxhetin e vitit 2025 të organizuara nga i pari i Komunës z.Mehmet Ballazhi, i cili edhe e pat fjalën hyrëse duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në procese vendimmarrëse. Prezantimi u realizua nga Drejtorja për Buxhet dhe Financa.

Në këto dëgjime, banoret patën mundësinë të shprehin propozimet e tyre mbi planet buxhetore me qëllim që buxheti i vitit 2025 të reflektojë kërkesat dhe nevojat e qytetareve.

Për të gjitha dëgjimet buxhetore janë mbajtur procesverbale.

Së shpejti do të hartohet edhe Raporti i të gjitha dëgjimeve të mbajtura për Projekt Buxhetin e vitit 2025 dhe parashikimeve buxhetore për vitet 2026-2027 si dhe Lista e propozimeve të qytetarëve, e cila listë do të dorëzohet si material shtesë për shqyrtim të mëtutjeshëm nga Asambleja Komunale së bashku me Buxhetin Komunal.

Komuna Hani i Elezit, falënderon edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit për propozimet dhe kontributin e tyre për të planifikuar një buxhet që reflekton nevojat më prioritare të komunitetit.