Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoj një mirënjohje organizatës GEG Kosovo për përkushtimin dhe ndihmën ndaj dy vajzave të reja nga Hani i Elezit, Albina Luri dhe Nazife Loku, që po ndjekin ëndrrat e tyre në fushën e inxhinierisë.

Falë përkushtimit dhe vizionit të kësaj organizate që udhëhiqet nga znj. Valentina Gara, këto vajza kanë mundësinë të ndjekin ëndrrat dhe të kontribuojnë në një të ardhme më të mirë për vendin tonë me shumë potencial zhvillimi! Së bashku me të, pjesë e takimit ishin edhe dy bashkëpunëtorët e saj, z.Bujar Gashi dhe znj.Arta Mehmeti, të cilët janë të përkushtuar për përkrahjen e vajzave në inxhienieri!

Komuna e Hanit të Elezit përkrahë çdo herë iniciativat povitive për të rinjët e vendit.