Sot, prita në takim Drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së , z.Igli Totozani së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, Faruk Dërmaku dhe Rezart Mehmeti, njëkohësisht edhe miq shumë të mirë të qytetit të Hanit të Elezit të cilët prej kohësh japin kontribut si përfaqësues të OSBE-së në Han të Elezit.
Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth bashkëpunimit të mirë dhe efektiv që ka ekzistuar mes Hanit të Elezit dhe OSBE-së e poashtu edhe rreth mundësive që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje.
Drejtorin Totozani e njoftova me zhvillimet e përgjithshme në Han të Elezit, me disa projekte që janë realizuar së fundi dhe me të tjerat që janë në fazë të realizimit. Gjithashtu, paraqita edhe planifikimet e vitit pasardhës, ku padyshim në projektet tona kemi paraparë projekte integruese të të gjitha kategorive.