Në prag të shënimit të 29 Gushtit – Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, sot nderuam familjet e tyre për sakrificën e më të dashurve të tyre, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Emrat Veli Ballazhi, Gafurr e Driton Loku, Nuri Bushi, Xhemsedin Suma, Imer Vila, Suad Brava, Imri Curri, Elham Curri, Ilaz Thaçi, Baki Krasniqi, Nehat Curri, Qemal Thaqi, Ramadan Shyti dhe Izet Bushi janë të gdhendur në historinë e lavdishme të Kosovës, si çlirimtarë e sakrifikues për këtë liri që sot e gëzojmë të gjithë.
Do të jemi përherë krenarë me veprat e dëshmorëve tanë dhe mirënjohës për familjet e tyre që rritën djem që i shërbyen Kosovës deri në fund.
Lavdia u takon dëshmorëve të kombit!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.