Nën organizimin e Misionit të OSBE-së, u mbajt Konferenca ku mblodhi përfaqësues komunalë dhe grupet lokale të grave (GLG) nga e gjithë Kosova për të eksploruar strategjitë për bashkëpunim dhe ndikim më të madh në komunitetin ku ata veprojnë.
Gjatë konferencës, udhëheqësit komunalë treguan punën domethënëse të pesë grupeve parlamentare në mbarë Kosovën, duke theksuar përpjekjet e tyre për të avancuar barazinë gjinore në komunitetet rurale dhe për të ndikuar në politikat që mbështesin të drejtat e grave.
Këto sesione trajtuan sfida kritike të tilla si tejkalimi i barrierave dhe identifikimi i strategjive për nxitjen e ndryshimeve me ndikim dhe afatgjatë në fushën e barazisë gjinore.
Misioni i OSBE-së punon me komunat për të përmirësuar pozitën e grave dhe tash e tre vjet drejton programin e vet EmPOWER për gratë politikane lokale të zgjedhura për pjesëmarrjen politike.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.