Gjatë ditës së sotme, me prezencë të Ministrit të MMPHI-së, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës të përfaqësuar nga zv.Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z.Avni Ahmeti.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i bashkëpunimit për implementimin e Kapitullit VII (Rindërtimi i Kadastrit) të Ligjit nr.08/L-237 për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, dhe Udhëzimit Administrativ nr.11/2024 për Procedurën e Rindërtimit të Kadastrit, me të cilat përveç tjerash përcaktohet që:
– Institucionet qendrore dhe lokale janë të obliguara që të bashkëpunojnë ndërmjet vete, me qëllim të përfundimit të Rindërtimit.
-ZKK-ja, në territorin e së cilës zhvillohet rindërtimi është e obliguar që AKK-së t’ia dorëzoj të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm për zbatimin e Rindërtimit, në afatin që do të caktohet nga AKK.
– Përfaqësuesit e Komunës duhet të mbështesin organizimin e takimeve me banorët e ZK-së, dhe duhet të jenë pjesëmarrës në to.