Njoftohen të gjitha gratë e Hanit të Elezit, se në bashkëpunim me Laboratorin Avicena KS, çdo të mërkurë për një muaj (4 herë) nga ora 14:00 – 18:30 në QKMF Hani i Elezit, do të mundësohet ofrimi i shërbimeve për radiologji nga një Radiolog, ku përdoret teknologji fotografike për diagnostifikim të hershëm, ndër tjerash edhe kancerin e gjirit.
Për të gjitha gratë e interesuara, caktoni termin tek numri 044139714 , ku mendohet që numri i pacienteve gjatë një dite të jetë maksimumi 25 gra.