Për të uruar fillimvitin në çerdhe, sot vizituam Institucionin Arsimor “Ardhmëria” për të parë nga afër përgatitjet e bëra nga stafi i çerdhes për fillimin me rregull të procesit edukativ.
Iu uroj suksese të vegjëlve tanë për rrugëtimin e ri të dijes që e kanë marrë, ndërkaq garantojmë prindërit e tyre se fëmijët do të kenë siguri, komoditet e cilësi, nën menaxhimin efikas të administratës së çerdhes, përkushtimin e edukatoreve ndaj fëmijëve, dhe kujdesin e personelit të kuzhinës dhe pastrimit.
Sukseset qofshin përherë pjesë e jetës së fëmijëve tuaj