Komuna e Hani i Elezit, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), ka finalizuar me sukses trajnimin “Siguria e Informacionit dhe Mbrojtja e të Dhënave”.
Pjesëmarrësit, zyrtarë nga administrata publike, përfunduan me sukses sesionet trajnuese dhe u çertifikuan për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë fushë të rëndësishme.
IKAP ndau çertifikatat dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për suksesin dhe vullnetin për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre profesionale