Në kuadër të fushatës së “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore”, sot nga akterët përgjegjës komunalë të kësaj fushe u realizua një punëtori mbi njohjen e formave të dhunës, ku ligjëroi psikologia klinike, Gyltene Dërguti, me prani të këshillave lokalë dhe Bashkësisë Islame.
Nëpërmjet këtij takimi, synohet që tek personat pjesëmarrës të përçohet mesazhi se si ta njohim çdo lloj të dhunës, duke filluar nga ajo verbale, ekonomike, seksuale e deri tek ajo fizike, si dhe të fitohet guximi për ta raportuar çdo rast kudo e ndaj kujtdo që e hasim.